Site icon PrishtinaPress

Zemaj thotë se sonte u ndërprenë 3 dasma dhe u mbyll një lokal nate

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, pas rrijes së numrit të infektuarve me Covid19, ka marrë masa të menjëhershme.

Vetëm sonte janë ndërprerë 3 dasma, në Gjakovë, Junik dhe Sllatinë.

Po ashtu, Zemaj njoftoi se sonte është mbylluar edhe një lokal nate në lagjën “Arbëria” në Prishtinë.

Postimi:

Rikthimi i tubimeve të qytetarëve, edhe të dasmave tradicionale, lëndon rëndë disiplinën dhe rekomandimet për pengimin dhe luftimin e virusit Covid 19.

Dasmat, mund të bëhen burim i infeksionit dhe kjo është e palejueshme. Tri dasma janë ndërprerë dhe janë marrë masa edhe ndaj pronarëve të objekteve ku janë mbajtur ato, në Gjakovë, Junik dhe Sllatinë. Ndërsa, në lagjen Arbëria në Prishtinë, është mbyllur një lokal nate dhe po ashtu janë marrë masa edhe ndaj pronarëve të këtij lokali.

Prioritet yni mbetet shëndeti i qytetarëve, për këtë kemi sjell rregullore të cilat e mbrojnë shëndetin e qytetarëve.

Kushdo që bie ndesh me ligjin, do të ketë pasoja.

Dasmat dhe çdo tubim tjetër që mund të jetë burim i virusit Covid 19, do të pengohet dhe mbyllet në pajtim me rregulloren për pengimin dhe luftimin e virusit.

Ligji është shumë i qartë, duhet vetëm të zbatohet!

Exit mobile version