0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Zemaj thotë se gjendja është kritike, lut qytetarët që Kurban Bajramin ta festojnë në shtëpi

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Zemaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se në këtë ditë të gjithë do donin që të vazhdonin traditën duke takuar familjar, por siç tha ai gjendja në vend është kritike.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të japin maksimumin e tyre, të evitojnë vizitat familjare në mënyrë që situata e rëndë për shkak të pandemisë të përmirësohet.

“Sot, në këtë festë të madhe për të gjithë besimtarët myslimanë, përveç urimit, dua t’ju falënderoj për mirëkuptimin tuaj, duke e ditur se sa e rëndësishme dhe e shenjtë është kjo festë për ju. Të gjithë ne, do të donim që sot të takonim familjarët dhe të vazhdonim traditën tonë festive, por gjendja është kritike, prandaj secili prej nesh duhet të japë maksimumin që të përmirësohet kjo gjendje. Ju lus që këtë Bajram ta festoni në shtëpi. Këtë herë, urimet më të mira janë urimet nga larg. Evitoni vizitat familjare, na ndihmoni edhe neve në luftën kundër kësaj pandemie. Urime Festën e Kurban Bajramit!Paçi shëndet”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img