1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Zemaj: Sot iku nga detyra ministri më i dështuar i qeverisë më popullsitë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka reaguar pas dorëheqjes së Arben Vitisë nga pozita e të parit të MSh-së.

Zemaj ka shkruar në Facebook se sot ka ikur nga detyra ministri më i dështuar i qeverisë më popullsitë.

Zemaj thotë se Vitia sot e lëshoi detyrën për të synuar një detyrë të re, e kjo sipas tij nënkupton që ishte bërë ministër me qëllimin që të bëhet kryetar komune.

“Sot, iku nga detyra ministri më i dështuar i qeverisë më populliste. Thënë ndryshe e lëshoi detyrën për të synuar një detyrë të re, duke lënë të nënkuptohet se ishte bërë ministër me qëllim që nesër të synon të bëhet kryetar komune”, ka shkruar Zemaj.


Ish-ministri i Shëndetësisë thotë se Vitia duhej të shkarkohej, apo të jepte dorëheqje si rezultat i mungesës së menaxhimit të pandemisë.

“Në të vërtetë, fillimisht ai duhej të shkarkohej apo të jepte dorëheqje të parevokueshme si rezultat i mungesës së menaxhimit të pandemisë, ku për pasojë i theu të gjitha rekordet e zeza në botë për vdekshmëri dhe numër të të infektuarve me COVID-19. Pra, papërgjegjësinë e dëshmoi. Paaftësinë e vulosi. Rekordet e zeza që vet i arriti, po dhe vet i theu.  Dështimit nuk mund t’i ikë”, ka shkruar Zemaj.

Ndryshe, Arben Vitia sot ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë. Ai është kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img