1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Zemaj replika me Vitinë, ia përmendin keqmenaxhimet dhe dështimet njëri-tjetrit

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka replikuar me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitija lidhur me keq-menaxhimin në Fondit për Sigurime Shëndetësore dhe në Shërbimin Informativ Shëndetësor. Zemaj përmendi një rast të keqpërdorimit nga një kompani, që sipas tij 20% të fondit të rritur për listën e barnave e ka shfrytëzuar vetëm kjo kompani.

Tutje Zemaj, ka thënë se këto raste të keqmenaxhimit duhet të hetohen nga Prokurori i Shtetit.

“Ligji për Sigurime Shëndetësore dhe Ligji për Shëndetësi, të dyja janë dorëzuar në fund të vitit 2020 në Qeverinë e Kosovës. Ligji për Shëndetësinë është proceduar këtu nga opozita, nga unë nga deputetët nënshkrues nuk është përkrahur nga pozita në vitin 2022. Ndërsa për sa i përket shpenzimeve dhe keqpërdorimeve që ju aluduat në Fondin për Sigurime Shëndetësore apo edhe në Shërbimin Informativ Shëndetësor pajtohem plotësisht, por me një gjë nuk mund të pajtohem. Shefi i shpenzimeve, zyrtari kryesor financiar, sekretari permanent është njeriu kryesor i juaji në MSH. Dhe është avancuar edhe si kryesues i Bordit të SHSKUK-së. E dyta 60 milionë Fondi  i rritur për listën e barnave. 20% të këtij fondi i ka shfrytëzuar për një vit një kompani, por a e di pse i ka shfrytëzu asnjë kompani. Sepse kryetari i Odes, ish-kryetari i Odës Farmaceutike, bashkëpunëtori më i afërt i këtij dhe këshilltari kryesor në MSH i ka marrë atje 10% të aksioneve falë dhe i ka shti nja 16 barna në listën esenciale të barnave që ka krijuar monopol milionësh. Arianit Jakupi me emër dhe me mbiemër. Këto janë ato që ne po i quajmë keqpërdorime, por këto janë për prokuroi e Shtetit, amo janë keq menaxhim për juve”, tha Zemaj.

Ndaj kësaj deklarate, Vitija reagoi duke thënë se kompania dhe personi që është përmendur ka qenë në secilën Qeveri.

Tutje, ai i tha Zemajt se ia mban mend vetëm tri gjëra Zemajt për muajt sa ai ka shërbyer si ministër.

“Personi në fjalë ka qenë në secilën Qeveri bre, në secilën qeveri z.Zemaj ka qenë. Tash absolutisht jam që kudo që të gjendet jo vetëm ai por secili prej nesh ku ka fakte le të vazhdojnë me këtë çështje, por më duhet patjetër që të përgjigjem sepse kam shumë pak kohë në atë që e thatë ju më shumë se parulla politike dhe më shumë si të pavërteta. Z.Zemaj dhjetë muaj keni qenë, tre gjëra që i mbajë mend nga ju kanë qenë të dështuara. Specializimet një, e dyta e keni ulë buxhetin për barna, dhe e treta keni bërë rendera që ta bëjmë Klinikë Emergjente në Klinikë Covid”, tha Vitia. /Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img