1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Zemaj: Regjimi i kuq i dënoi mësimdhënësit grevist me ndalje të bukës së gojës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka reaguar për mos ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit për muaji shtator.

Zemaj e ka quajtur regjim të kuq, qeverisjen e Vetëvendosjes.

Sipas tij, për herë të parë në Kosovën e lirë, siç shkruan ai, regjimi i kuq i dënoi mësimdhënësit grevist me ndalje të pagës.

Postimi i Zemajt:

Regjimi i kuq, injorues, dështues dhe dënues.

Sot, për herë të parë në Kosovën e lirë, regjimi i kuq i dënoi mësimdhënësit grevist me ndalje të pagës.

Në vend të urimit për një fillim të mbarë të vitit shkollor, edhe pse të vonuar pikërisht nga qeverisja e paaftë dhe grindavece, mësuesit po privohen nga të drejtat e tyre elementare, ngase po iu ndalet buka e gojës.

Regjimi i kuq; nxënësit i dënoi me humbje të mësimit, prindërit me ç’rregullim të organizimit familjar, ndërsa mësuesit me ndalje të bukës së gojës.

Regjimi i kuq nuk është zgjidhje, sepse për krejt është i padrejtë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img