4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Zemaj: Qeveria e Albin Kurtit nuk e ka prioritet shëndetësinë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka folur rreth paralajmërimit të Pleurat Sejdiut ku tha se 151 mjekë janë gati për t’u larguar nga Kosova.

Zemaj në një prononcim për GazetaBlic thekson se ky tashmë nuk është paralajmërim, por është fakt.

Ai shtoi se veç vitin e kaluar 200 mjekë e kanë lëshuar Kosovën.

“Nuk është paralajmëruar veç, po deri në muajin që po flasin këta janë larguar. Mjek të përgjithshëm, mjek në specializim dhe mjek specialistë fatkeqsisht. Ndërsa vitin e kaluar më shumë se 200 poashtu e kanë lëshuar Kosovën”, tha Zemaj.

“Shëndetësia është prioritet zero i kësaj qeverie, dështim nuk janë vetëm resurset humane ku kjo ndodhë në mungesë të kushteve të punës, shkollimit të dobët dhe përkrahjes financiare, por kemi me pak ose fare progres në investime kapitale, furnizim me barna e shumë gjëra tjera”, tha Zemaj

Tutje Zemaj shtoi se Qeveria e Albin Kurtit nuk e ka prioritet shëndetësinë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img