Përballje me situatën e krijuar nga virusi COVID-19 po bëhet edhe më e vështirë për gjithë vendin.
Teksa numri i të infektuarve ka arritur në 3 mijë e 886 persona, 82 persona kanë humbur jetën.
Si pasojë e përhapjes tejet të madhe, Qeveria e Kosovës ditë më parë ndërmori disa masa të reja, në mënyrë që të parandalohet sado pak një valë tjetër e këtij virusi.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka publikuar së fundi një video sensibilizuese lidhur me këtë virus.
Ndër të tjerash qytetarëve u këshillohet të mos ‘shlirohen’, por të ruajnë veten.
Të pastrojnë duart, fytyrën e të mbajnë distancën prej 1.5m.
Madje këshillohen që të mendojnë për të tjerët në mënyrë që të mos rrezikohen të gjithë.
Tash e sa muaj e gjithë bota po përballet me koronavirusin, teksa në Kosovë muaji i kaluar dhe kjo javë duket se janë më të vështirat që kemi pasur deri më tani.