Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës, se për dy vite në qeverisje, i kanë shkaktuar Kosovës, miliona humbje.
Zemaj e përmendi edhe arrestimin e ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, për të cilin tha se ishte njeri i VV-së.
“Me ardhjen në pushtet të LVV-së, duke mos përjashtuar klientelën, nominuan njerëz në bord politik. Pa llogaritur pjesën profesionale, dhe pa gjykuar se është një sektor sensitiv, dhe kishte hy globalizimi i krizës energjetike”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se LDK, dyshon në keqpërdorime në sektorin e energjisë, për shkak të numrit të madh të tenderëve njëburimor.
Dyshimet sipas tij shtohen kur tenderët njëburimor janë dhënë sipas tij për kompanitë e sigurimeve.