2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Zemaj për QKMF në Mamushë që u përurua sot nga Kurti dhe Vitia: Preni shirita për punët që i kam bërë si ministër

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka reaguar pasi që kryeministri, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë bërë përurimin e QKMF-së në Mamushë.

Zemaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo për një propagandë, pasi që sipas tij kjo QKMF, ka nisur gjatë qeverisjes sa ishte vet Zemaj ministër i Shëndetësisë.

“Të paaftë, të dobët, mashtrues…Sepse për 4 vite s’kanë realizuar asgjë, e disi duhet bërë propagandë!” – ka shkruar Zemaj.

Postimi i plotë:

JU JENI DEFINICIONI I PROPAGANDËS!

Sot, kryeministri Kurti e ministri Vitia u krenuan me përurimin e QKMF-së në Mamushë, projekt ky i nënshkruar dhe nisur gjatë qeverisjes sime si ministër i Shëndetësisë.

Pra, thënë shkurt e qartë këta dalin në fotografi duke prerë shirita, për punët të cilat janë bërë nga unë si ministër, e mjetet të cilat i kemi siguruar ne si Qeveri gjatë vitit 2021. Dhe pa asnjë etikë e moral, GËNJEJNË!

Të paaftë, të dobët, mashtrues…

Sepse për 4 vite s’kanë realizuar asgjë, e disi duhet bërë propagandë!

Shëndetësinë e keni fundosur!

9 shkurti, do t’ua tregojë vendin!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img