1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Zemaj pas rritjes së rasteve me COVID-19: Policët do t’i kthehen orarit 12 orësh, nuk lejohen tubimet familjare

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka reaguar pas rritjes së rasteve më COVID-19 në Kosovë.

Zemaj ka thënë se masat antiCovid duhet të respektohen nga çdo kush dhe në çdo kohë.

“Kërkoj që Policia e Kosovës dhe të gjitha inspektoratet pa dallim, bashkë me komunat dhe shtabet emergjente të veprojnë urgjentisht në parandalimin e përkeqësimit të situatës”, ka pohuar ai.

Më tej, ai ka theksuar se “Inspektimet do të vazhdojnë me ritëm të shtuar, gjobat të shqiptohen sipas Ligjit për luftimin e pandemisë Covid-19 dhe nuk do të lejohet asnjë lloj shkarje prej ligjit, i cili duhet të zbatohet me përpikëri”.

Gjithashtu, Zemaj ka thënë se do të kërkojnë që policitë t’i rikthehen orarit nga 12 orë në ditë.

“Nga nesër do të jenë në teren edhe 75 inspektorë sanitar, ndërsa nga Policia e Kosovës do të kërkojmë kthim të orarit të punës nga 12 orë në ditë .

Tash, kur gastronomia mund të punojë edhe brenda hapësirave të lokaleve të veta, distanca në mes të tavolinave, higjiena dhe mbajtja e maskave si nga personeli po ashtu edhe nga mysafirët janë të domosdoshme”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Ministri ka thënë se ku do të ketë dasma do të ketë mbyllje.

“Aty ku ka neglizhencë, aty ku vazhdohet me dasma dhe tubime të tjera familjare, aty do të ketë mbyllje, pa paralajmërim, në të kundërtën masat e reja do të jenë të domosdoshme.

Tashmë kur lakorja e infeksionit po rritet në Evropë dhe Botë, dhe kur masat e mbylljes dhe karantina po kthehen në ato vende me risk të lartë të infeksionit, ne si Kosovë nuk guxojmë t’i lemë rastit asgjë.

Kjo është një sfidë e madhe që na takon të gjithëve dhe të gjithë së bashku do të ia dalim”.

Ndryshe, në 24-orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 98 raste të reja me coronavirus.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img