Site icon PrishtinaPress

Zemaj paralajmëron gjobitjen e bizneseve dhe mbylljen e tyre nëse nuk i respektojnë masat

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një konferencë për media ka thënë se nëse nuk respektohen masat anti-COVID dhe rritet numri i të infektuarve, nuk e përjashtojnë edhe mundësinë e mbylljes totale të shtetit.

Zemaj tha se me punë të përbashkët të të gjitha institucioneve është arritur të jetë situatë më e qetë sa i përket numrit të rasteve pozitive me virus ditët e fundit.

“Falë punës se institucioneve të Kosovës për momentin kemi një situatë më të qetë dhe si rezultat Qeveria ka miratuar rekomandimet e MSH-së për disa lehtësime”, tha ai.

Ai ka paralajmëruar gjobitje të bizneseve dhe mbyllje në rast se pas vendimit të fundit për lehtësim të masave nuk do respektohen ato.

“Të gjitha aktivitete e lejuara duhet të bazohen ne udhëzime dhe Manualin për COVID-19. Bazuar në kompetencat e MSH-së dhe institucioneve të tjera që janë dhënë nga Ligji për Parandalimin e Përhapjes së COVID-19, për ata që i shkelin rregullat, më nuk do të shqiptohen vërejtje paraprake, por do të shkohet drejtpërdrejt në gjoba dhe në mbyllje të lokaleve apo veprimtarive që i shkelin rregullat e përcaktuara për menaxhimin e pandemisë”, duke shtuar se do shtohen edhe 75 inspektorë për të inspektuar respektimin e tyre.

Exit mobile version