Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka takuar sot kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnavën dhe kryeipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, me të cilët ka diskutuar për bashkëpunimin në zbatimin e masave për mbrojtje nga coronavirusi.
Me këtë rast, Zemaj ka njoftuar krerët e BIK-ut dhe Ipeshkvisë së Kosovës për masat e reja që do të ndërmarrë Qeveria e Kosovës ndaj COVID-19.
“Komunitetet fetare në Kosovë kanë luajtur rol aktiv gjatë kësaj faze të pandemisë për të ndikuar në fuqizimin e përpjekjeve për ballafaqim të përbashkët kundër pandemisë, diçka që do ta bëjnë është në të ardhmen në funksion të ruajtjes së shëndetit publik. Jemi bashkë për shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve tonë”, ka shkruar Zemaj në Facebook.
Ndryshe, kryeministri Avdullah Hoti sot paralajmëroi për ndalimin e të gjitha tubimeve publike dhe riteve fetare si pjesë e masave të reja kundër përhapjes së COVID-19.