4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Zemaj në takimin e Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës: Republika e Kosovës rreshtohet me aleatët

Ambasadori i Kosovës për Marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj, mori sot pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës.

Ai ishte i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, Gjenerallejtnant Bashkim Jashari, Gjeneralbrigade Ilir Qeriqi, si dhe shefi i kabinetit të Ministrisë së Mbrojtjes, Hasan Hoxha.

“Republika e Kosovës e rreshtuar së bashku me aleatët ka dëshmuar që është partnere e fuqishme për paqen, dhe kontributdhënëse e sigurisë jo vetëm në rajon por edhe në arenën ndërkombëtare” ka thënë mes të tjerash ambasadori Zemaj.

Në këtë takim mori pjesë edhe delegacioni nga Ukraina, i kryesuar nga ministri i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov.

Ky është njoftimi i plotë i Zemajt:

Sot në selinë e NATO-s, në nivel të Ministrave të Mbrojtjës dhe Shefave të Mbrojtjës është mbajtur takimi i 9-të i radhës i Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës (UDCG) të organizuar dhe kryesuar nga Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Lloyd J. Austin III.

Delegacioni i Republikës së Kosovës i kryesuar Ministri i Mbrojtjes, z. Armend Mehaj, së bashku me Komandatin e FSK-së, Gjenerallejtnant Bashkim Jashari, Gjeneralbrigade Ilir Qeriqi, Shefi I Kabinetit MM, z. Hasan Hoxha, si dhe Ambasadori i Republikës së Kosovës për marrëdhëniet me NATO, Astrit Zemaj, morën pjesë në takimin e sotëm, për të shprehur edhe njehërë mbështetjen konkrete të vendit tonë për Ukrainën.

Republika e Kosovës e rreshtuar së bashku me aleatët ka dëshmuar që është partnere e fuqishme për paqen, dhe kontributdhënëse e sigurisë jo vetëm në rajon por edhe në arenën ndërkombëtare.

Në takimin e sotëm të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës, përpos delegacioneve nga 54 vende, si dhe drejtueseve dhe strukturave të larta të NATO-s, të drejtuara nga Sekretari i Përgjithshëm z.Stoltenberg, mori pjesë edhe delegacioni nga Ukraina, i kryesuar nga Ministri i Mbrojtjës Oleksii Reznikov.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img