-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Zemaj: Kurti po izolon Kosovën, por ne s’do ta lejojmë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka refuzuar ftesën e presidentes së vendit Vjosa Osmani për një takim mes partive opozitare, nismë kjo e iniciuar kreu të AAK-së Ramush Haradinaj. LDK-ja hedh akuza për qeverinë Kurti, të cilën e akuzon se me qasjen e saj mos-koordinuese me partnerët po izolon Kosovën.

Deputeti i kësaj partie, Armend Zemaj tha se refuzimi tenton të përcjellë mesazhin se LDK-ja është mbështetëse e fortë e dialogut.

“Ne kemi qenë përgjegjës, siç na takon si opozitë. Ajo që kemi kërkuar nga Kurti, por edhe bartësve të të kësaj qeverie, ka qenë që dialogu të trajtohet si prioritet dhe si interesi i Kosovës. Duam të përcjellim jo vetëm mesazhin, se çështja e dialogut është kryesor dhe fuqizimi i Kosovës i brendshëm dhe i jashtëm është nevojë e jonë e përbashkët”, tha ai.

Ai theksoi në “Ballkan Update” se sugjerimet e LDK-së janë të sinqerta dhe në interes të plotë të Republikës së Kosovës, por para së gjithash, ai Mehaj tha se koordinimi i vendit me aleatët perëndimorë është esencial.

“Sugjerimet tona janë të sinqerta dhe janë në interes të Kosovës. Për ne ka qenë prioritet shtrirja e ligjshmërisë në të gjithë Kosovën dhe integrimin i të gjitha grupeve etnike, sidomos i atij serb në atë pjesë, por veprimet që kanë ndodhur pa i koordinuar me aleatët, mendojnë se këto pasojë, mendojmë se ne duhet të jemi kërkues që të thërrasim për një mençuri dhe rikthim në atë që është pjesa bazë”, tha ai.

Rruga e qytetareve të Kosës tha Zemaj është perëndimi, me SHBA në krye. Ai përsëriti thirrjen se nuk do të lejojnë izolimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Rruga jonë është rruga e perëndimit, me SHBA në krye. Kjo është arritur falë mençurisë së doktor Rugovës. Nuk do të lejojmë izolim. Nga ky komunikim nuk mund të theksoj se do ketë protesta, por protesta do jetë ajo që do kishte një vetëdijesim të kësaj qeverie”, tha ai.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img