Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka kritikuar Qeverinë Kurtin dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.
Zemaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se ministri Vitia që nga ardhja në pushtet ish dashtë ta ketë shpall konkursin e dytë apo të tretë për specializim, por sipas Zemaj, Vitia mezi e ka shpallur njëherë këtë konkurs.
“Pa puna, padija e paaftësia nuk mund të paraqiten si sukses”.
Zemaj ka shkruar se ata e proklamuan ndryshimin e udhëzimit administrativ për shkollim specialistik si sukses, që sipas tij ky udhëzim kryekëput ka temë profilizimin për interesa të ngushta.
Ai tutje ka thënë se nenin për përvojë pune një vjeçare e largon vetëm për këtë konkurs, po ashtu për t’ia mundësuar individëve të caktuar me e marrë specializimin.
“Qeveria Kurti dhe Ministri Vitia, në vend që tash të kishin shpallur konkursin e dytë apo të tretë prej që kan ardhur në krye të ministrisë së Shëndetësisë, për të tretën herë, mezi po arrinë të shpallë një konkurs për specializime.E proklamuan ndryshimin e udhëzimit administrativ për shkollim specialistik si sukses, ndonëse ky udhëzim kryekëput ka temë profilizimin për interesa të ngushta . Ndërsa, nenin për përvojë pune një vjeçare e largon vetëm për këtë konkurs, po ashtu për t’ia mundësuar individëve të caktuar me e marrë specializimin”.