Site icon PrishtinaPress

Zemaj: Gjuajtja me ujë nuk është sulm

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, nuk e ka konsideruar sulm gjuajtjen e ujit nga deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Zemaj ka thënë se përleshja e sotme nuk tregon se ka përçarje mes opozitës e pozitës, sepse mes tyre nuk ka as bashkëpunim. Sipas tij, pushteti koordinohet me Listën Serbe.

“Në një shtet demokratik, incidentet duhet të jenë demokratike”.

“Mos gjykoni diçka me sjellë një përfundim brenda Kuvendit dhe deputetëve të saj. Unë ndoshta s’i kam parë të gjitha pamjet. Çfarë konsideroni ju sulm? Gjuajtja me ujë nuk është sulm”.

“Nuk ka përçarje as nuk ka bashkëpunim. Pushteti nuk koordinohet me opozitën. Pushteti koordinohet me Listën Serbe dhe kriminelët”.

Exit mobile version