-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Zemaj fton deputetët ta votojnë Projektligjin për Rimëkëmbjen ekonomike

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se në pakon për zbatimin e programit për rimëkëmbje ekonomike, Qeveria ka paraparë të ndaj edhe një fond rezervë për dhe rreth pandemisë COVID-19.

Zemaj ka ftuar deputetët që ta votojnë Projektligjin për Rimëkëmbjen ekonomike.

“Në pakon për zbatimin e programit për Rimëkëmbjes ekonomike, Qeveria ka paraparë të ndaj edhe një fond rezervë për dhe rreth Pandemisë. I bëj ftesë edhe një herë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që para interesave të veta ta vendosin interesin e qytetarëve dhe ta votojnë Projektligjin për Rimëkëmbjen ekonomike”, ka shkruar ai në Facebook.

Ministri ka thënë se kur bëhet fjalë për interesin e shtetit dhe qytetarëve duhet të tregohet pjekuri.

“Çdo herë kur bëhet fjalë për interesin e shtetit dhe qytetarëve, kemi ditë të tregojmë pjekuri e të punojmë bashkë. Andaj, është koha nesër ta dëshmojmë këtë. Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike i duhet vendit dhe shëndetësisë tone”, është shprehur Zemaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img