Teksa po zhvillohet debati për ekonominë dhe rritjen e çmimeve, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, i quajti ministrat e Kurtit praktikanta, ai u mundua ta përqeshë edhe institutin Riinvest, për t’i goditur ministrat që sipas tij po sjellin ekspertiza të ekonomisë, institut në të cilin kryetari i tij Lumir Abdixhiku, ka mbajtur postin e drejtorit ekzekutiv.
Gjatë fjalimit të Zemajt, Abdixhiku është parë duke qeshur së bashku me shefin e GP të LDK-së, Arben Gashi.
“Duke ja nis prej kryeministrit e deri te këta praktikantat ekonomista, doktor shkenca, riinvesta ku kanë punu e banka qendrore e tash vijnë këtu duke na thanë teori të ndryshme”, ka thënë Zemaj.