0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Zemaj e lë të hapur mundësinë për zgjatjen e orarit të lëvizjes

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se vaksinat kundër COVID-19 do të arrijnë në fillim të vitit 2021.

Zemaj tha se nëse lëvizjet e qytetarëve do të jenë të reduktuara mund të ketë edhe lirim të masave në aspektin kohor të lëvizjes, por nëse ndodh e kundërta shtrëngohen masat.

“Nëse disiplina dhe përkushtimi rriten dhe nëse e shohim që lëvizjet janë të reduktuara, atëherë ne mund të ecim tutje edhe me lirimin e aspektit kohor të lëvizjes. Nëse e shohim që kufizimi është i detyruar që të parandalojë infeksionin, masat do të jenë në fuqi deri në një situatë më të favorshme epidemiologjike”, tha ai në RTV21.

I pari i shëndetësisë ka thënë se të gjithë qytetarët që vijnë nga vendet me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e COVID-19 duhet të kenë testin negativ me vete.

“Çdo qytetar që nuk është banor i Kosovës dhe që vjen nga shtetet që potencialisht janë shpërndarës të infeksionit dhe janë në listë, ne e kemi si masë që kërkohet testi negativ. Në të kundërtën, personi rekomandohet që të shkojë në vetizolim për shtatë ditë dhe organet tona duhet ta mbikëqyrin a është apo jo duke e respektuar masën”, tha Zemaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img