Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se në pamundësi për ta rrëzuar Qeverinë Kurti përmes numrave në Kuvend do të përdorin metoda tjera opozitare për rrëzimin e qeverisë, nëse cenohet shtetësia.
Ai ka thënë se paaftësia e kësaj qeverie po i kushton të gjithëve.
“Por do të gjejmë forma të ndryshme nëse cenohet shtetësia e Republikës së Kosovës. Do të përdorim metoda tjera opozitare si të padëgjueshmërisë në Kuvendi, siç e kemi tani rastin për të hyrat e komunave. Ne kemi problem me paaftësinë qeverisëse, kjo po na kushton të gjithëve…. Brenda mekanizmave kushtetues e ligjor do të gjejmë forma”, tha në emisioni “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.
Zemaj ka thënë se është “herët të flitet nëse do të hynin në një koalicon qeverisës me Vetëvendosjen”.
Ai tha se LDK synon të dal e para dhe se janë në hartim të programit qeverisë.