Ambasadori Përfaqësues i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj, është takuar sot me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Pas takimit, Zemaj u shpreh mirënjohës për kontributin e ShBA-së.
“I nderuar sot me pritjen e përzemërt nga Ambasadori i SHBA-ve
Patëm një takim të shkëlqyeshëm dhe si gjithmonë mirënjohës ndaj SHBA-ve për mbështetjen e vazhdueshme për rrugën euroatlantike të Republikës së Kosovës dhe veçanërisht e vlerësojmë shumë angazhimin e fuqishëm për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në vendin tonë dhe më gjerë” tha Zemaj në një postim në Facebook.
Zemaj ndau edhe një fotografi të përbashkët me ambasadorin amerikan.