1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Zemaj deklarohet për rastin e kufomës që qëndroi për shtatë orë në Klinikën e Pulmologjisë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se duhet të trajtohen më seriozitetin më të lartë të gjitha rastet shqetësuese, si ai që ndodhi fundjavën që lamë pas në Klinikën e Pulmologjisë, ku një trup i pa jetë kishte qëndruar për shtatë orë në dhomë me pacientët e tjerë.

Zemaj, gjatë konferencës për medie tha se është kompetencë edhe e Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës t’i trajtojë këto raste nëse ka neglizhencë.

“Çdo rast i cili është shqetësues edhe në aspektin human duhet të trajtohet nga institucionet relevante, për këtë arsye janë edhe inspektoratet në Ministrinë e Shëndetësisë, por mbi të gjitha është kompetencë edhe e Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar t’i trajtojë nëse ka diçka neglizhencë dhe duhet të trajtohet me seriozitetin më të lartë”, tha Zemaj.

Artisti Nasim Maxhuni, të dielën ka reaguar për një rast jo të zakonshëm që ka ndodhur në Qendrën Klinike Universitare (QKUK).

Maxhuni pretendon se një kufomë qëndroi pesë orë në dhomë me pacientë të tjerë. E sipas tij askush nuk ka marrë përgjegjësi që ta largojë të vdekurin.

Drejtoresha e Klinikës së Pulmologjisë, Rukije Mehmeti, është deklaruar rreth rastit në fjalë, ku ka thënë se e ndjera është sjellë në gjendje të rëndë shëndetësore nga Emergjenca dhe se ka qenë në pritje të rezultatit për COVID-19.

Sipas saj, në mungesë të rezultatit, obligimi ka qenë i familjes që ta bartë kufomën në morg dhe të njëjtit kanë refuzuar t’i marrin shpenzimet mbi vete.

“Të ndjerës i është marrë mostra në Emergjencë dhe ka qenë në pritje të rezultatit për coronavirus. Ministria e Shëndetësisë bën barjen e kufomave vetëm në rastet pozitive meqë e ndjera ka qenë në pritje të rezultateve familjarët nuk kanë pranuar që t’i kryejnë shpenzimet për bartjen e kufomës deri në morg dhe për këtë ka qëndruar deri në marrjen e rezultatit” ka thënë ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img