Luftimet vazhdojnë të jenë intensive në një pjesë të rajonit të Zaporizhzhias.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, këtë pasdite pati një vizitë në këtë pjesë të vendit që e drejton.
Ai është takuar me trupat e ushtarëve që ishin të përfshirë në kundërofensivë, me të cilët diskutoi për hartat dhe strategjitë e fushëbetejës.
Zelenskyy ishte në një qendër të ndihmës mjekësore paraspitalore, ku bëri fotografi me punonjës të kujdesit shëndetësor të ushtrisë, shkruan Skynews.