3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Zelensky viziton Dnjeprin

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, më 27 korrik udhëtoi për në qytetin e Dnjeprit, që kanë qenë vazhdimisht cak i sulmeve ruse. Kjo vizitë vjen pak pasi forcat ruse nisën sulme me dronë dhe raketa në Ukrainë, duke shkaktuar viktima civile dhe dëme.

“Ne e filluam orarin e punës në Dnjepër”, shkroi Zelenskiy në Telegram. “[Duhet] vëmendje e madhe për sigurimin e municioneve për trupat… efektshmërinë e përdorimit të sistemeve ekzistuese të mbrojtjes ajrore dhe forcimin e mburojës ajrore”, shkroi Zelenskiy, duke iu referuar temave të diskutimit me zyrtarët ushtarakë dhe rajonalë.

Gjatë natës, forcat ruse nisën një valë të re sulmesh me dronë dhe raketa drejt objektivave në Ukrainë, duke shkaktuar viktima civile dhe dëme, tha ushtria më 27 korrik.

Autoritetet në Kiev thanë se Moska ka shkatërruar dhjetëra objekte të eksportit të grurit që nga largimi i saj nga një marrëveshje e ndërmjetësuar nga OKB-ja në fillim të këtij muaji.

Raketat Kalibr të lëshuara nga një nëndetëse ruse në Detin e Zi vranë një roje sigurie dhe dëmtuan një terminal mallrash në rajonin e Odesës, tha guvernatori Oleh Kiper, në orët e hershme të 27 korrikut.

Odesa, porti kryesor i Ukrainës në Detin e Zi, është shënjestruar vazhdimisht nga sulmet ruse në javët e fundit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img