2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Zelensky s’pranon të evakuohet nga Ukraina: Lufta është këtu. Kam nevojë për municion, jo një udhëtim

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka refuzuar ofertën e Uashingtonit zyrtar për të ndihmuar në evakuimin e tij nga Ukraina, citojnë mediat amerikane. 

Sipas këtyre të fundit, qeveria amerikane ishte përgatitur për të ndihmuar Zelenskyn.

Por ai ka refuzuar dhe është shprehur “lufta është këtu. Unë kam nevojë për municion, jo një udhëtim”, raportoi Associated Press, duke cituar një zyrtar të lartë të inteligjencës me njohuri të drejtpërdrejta të bisedës. Zelensky është vlerësuar gjerësisht në mediat sociale për reagimin e tij ndaj pushtimit rus.

Ish-aktori i humorit, tashmë president, kishte mbajtur më herët një fjalim emocionues në të cilin u zotua se do të vazhdojë të luftojë, duke thënë: “Kur të na sulmoni, do të shihni fytyrat tona, jo shpinën”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img