Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në seancë të posaçme plenare, ku pritet që presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky të drejtohet përmes një video- mesazhi nga Kievi
Në urdhrin e firmosur nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, seanca është parashikuar të mbahet në orën 11:00.
Kjo do të jetë hera e parë që presidenti i Ukrainës do të flasë në një parlament të Evropës Juglindore.
Që prej fillimit të luftës, Zelensky ka folur në disa parlamente evropiane, ku ka apeluar për më shumë ndihma ushtarake.