3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Zelensky s’e përmendi Kosovën, Ahmeti: Mendova se e keni takuar Kurtin, Kosova është mbështetësja më e madhe e Ukrainës në Ballkan

Ish-kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti i ka bërë përshtypje fakti që presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky nuk e përmendi një shtrëngim duarsh me kryeministrin e Kosovës në Athinë, në një video ku ai fliste për vizitat e fundit që i zhvilloi në Europë.

“Medova se e keni takuar edhe kryeministrin e Kosovës?”, shkroi Ahmeti në rrjetin social X, ish-Twitter.

“Kosova është mbështetësja më i madh i Ukrainës në Ballkan!”, shtoi ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pati një shtrëngim duarsh me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky të hënën në mbrëmje në kryeqytetin e Greqisë, pas një darke joformale të liderëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, ata të Bashkimit Europian dhe të Ukrainës e Moldavisë.

“Katër vizita. Suedia, Holanda, Danimarka, Greqia. Samiti Ukrainë-Ballkan. Bisedime me krerët e Bullgarisë, Serbisë, Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Moldavisë, Komisionit Evropian. Kthehemi në shtëpi me mbështetje të re politike dhe marrëveshje që e bëjnë Ukrainën më të fortë”, tha Zelensky, pa e përmendur Kosovën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img