Site icon PrishtinaPress

Zelensky: Rusia po i përdor temperaturat e dimrit si armë të shkatërrimit në masë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka fajësuar Rusinë për përdorimin e temperaturave të dimrit si një armë të shkatërrimit në masë duke goditur infrastrukturën energjetike të Ukrainës.

“Kremlini dëshiron ta transformojë të ftohtin këtë dimër në një armë të shkatërrimit në masë”, tha presidenti i Ukrainës në një takim të kryebashkiakëve francezë në një video-mesazh.

Për të kaluar dimrin gjatë konfliktit, Zelensky i kërkoi Shoqatës së Kryetarëve të Bashkive Franceze të dërgojë gjeneratorë, mbështetje për operacionet e çminimit dhe pajisje për shërbimet e urgjencës dhe mjekët e Ukrainës.

“Unë ju bëj thirrje që të jeni shumë konkret me ndihmën tuaj dhe të mbështesni qytetet dhe komunitetet tona kundër terrorizmit”, tha ai. /abcnews.al

Exit mobile version