7.9 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Buy now

spot_img

Zelensky: Putin është i dobët, Wagner tregoi se fuqia e tij po bie

Përgjigjja e Vladimir Putin ndaj rebelimit të armatosur të Wagner, sipas Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, ishte e dobët dhe kreu i Kremlinit tregoi se po humbet kontrollin mbi popullin e tij.

Ne e shohim reagimin e Putinit. Është i dobët”, i tha Zelensky Erin Burnett të CNN në Odesa, në një intervistë ekskluzive, të regjistruar të dielën.

Kërcënimin e pushtetit të Putin nga shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin dhe prej kryengritjes së tij jetëshkurtër, Zelensky e lidh me faktin se shumë rajone kanë dalë nga radari i kontrollit të Moskës.

Së pari, ne shohim se ai nuk kontrollon gjithçka. Lëvizja e Wagner-it thellë në Rusi dhe marrja e disa rajoneve tregon se sa e lehtë është të bëhet. Putin nuk e kontrollon situatën në rajone. E gjithë ajo vertikale e pushtetit që ai kishte më parë po shembet”, shprehet Zelensky.

Presidenti ukrainas u pyet edhe në lidhje me një video të publikuar nga CNN, ku shihen turma qytetarësh rusë që brohorasin luftëtarët e Wagner-it dhe vetë Prigozhin kur automjeti i tij u largua nga qyteti jugor i Rostov-on-Don, më 24 qershor.

Zelensky tha se raportet e inteligjencës ukrainase tregojnë se Kremlini po mat mbështetjen për Prigozhin dhe pretendoi se gjysma e Rusisë mbështeti shefin e Wagner dhe rebelimin e grupit militar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img