5.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Zelensky përcakton planin prej 10 pikash për paqe me Rusinë

Presidentit i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në samitin e G20 në Bali ka paraqitur një plan të paqes prej 10 pikash për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, përkatësisht për paqen me Rusinë.

Ai tha gjithashtu se nuk do të kishte marrëveshje “Minsk 3” për t’i dhënë fund luftimeve në Ukrainë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, marrëveshjet e Minskut ishin një seri marrëveshjesh ndërkombëtare që kërkonin t’i jepnin fund luftës së Donbasit dhe deklarata e tij i referohet dy marrëveshjeve të dështuara të armëpushimit midis Kievit dhe Moskës për statusin e rajonit.

“Ne nuk do të lejojmë Rusinë të presë, të ndërtojë forcat e saj dhe pastaj të fillojë një seri të re terrori dhe destabilizimi global. Nuk do të ketë Minsk 3, të cilin Rusia do ta shkelë menjëherë pas marrëveshjes”, ka thënë Zelensky.

Plani 10-pikësh i Zelenskyt për paqen përfshin këto pika:

Siguria nga rrezatimi dhe armët bërthamore;

Siguria e ushqimit

Siguria energjetike

Lirimi i të burgosurve dhe të internuarve

Zbatimi i Kartës së OKB-së

Tërheqja e trupave ruse dhe ndërprerja e armiqësive

Drejtësia

Ekocidi (shkatërrimi i mjedisit natyror) dhe mbrojtja e mjedisit

Parandalimi i përshkallëzimit

Konfirmimi i përfundimit të luftës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img