Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka falënderuar të gjithë ata që kanë dënuar sulmin e fundit të Rusisë në një spital për fëmijë në Kiev.
Autoritetet ukrainase thonë se Rusia goditi më raketë spitalin kryesor të fëmijëve në kryeqytetin ukrainas, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Ata gjithashtu thonë se raketat u gjuajtën edhe në qytete të tjera dje, duke vrarë të paktën 41 civilë.
Zelensky në kanalin e tij Telegram u bëri thirrje të gjithë liderëve që të veprojnë pas këtij sulmi.
“Falënderoj liderët, vendet të gjithë ata që dje dhe sot kanë dënuar sulmin rus”, është shprehur presidenti ukrainas.