Site icon PrishtinaPress

Zelensky paralajmëroi shkarkimin e zyrtarëve të lartë për tradhti, reagon SHBA

Shtetet e Bashkuara kanë reaguar, pasi presidenti ukrainas Volodymir Zelensky paralajmëroi shkarkimin e zyrtarëve të lartë.

“Departamenti i Shtetit i SHBA është i vetëdijshëm për raportet se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se planifikon të pezullojë dy nga zyrtarët e tij të lartë të zbatimit të ligjit gjatë fundjavës, duke përmendur raste të tradhtisë”, tha në një konferencë të hënën zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price.

Ne jemi në dijeni të raporteve dhe do të vazhdojmë të monitorojmë me kujdes situatën. Jemi në kontakt të përditshëm me partnerët tanë ukrainas”, tha Price.

“Departamenti i Shtetit theksoi se SHBA ka ndarë informacion me partnerët ukrainas për t’i “ndihmuar ata të ndërtojnë çështjen për llogaridhënie kundër atyre që mund të kenë kryer krime lufte dhe mizori të tjera”, shtoi Price.

Shumica e informacionit që SHBA po ia përcjell Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës në”bazë rutinë është informacion me burim të hapur, sqaroi Price. /abcnews.al

Exit mobile version