Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do të jetë nesër në Turqi për bisedime me homologun e tij, Recep Tayyip Erdogan.
“Të dy udhëheqësit do të diskutojnë rrjedhën e luftës, marrëveshjen e grurit të Detit të Zi dhe marrëdhëniet dypalëshe”, tha lresidenca turke.
Rusia u tërhoq nga marrëveshja e grurit në korrik, duke thënë se ajo ishte injoruar pasi kishte kërkuar kushte më të mira për eksportet e saj të ushqimit dhe plehrave.
Turqia, e cila fillimisht ndihmoi në ndërmjetësimin e marrëveshjes së bashku me OKB-në, është përpjekur të bindë Rusinë që t’i kthehet nismës, mirëpo Rusia ka thënë se nuk është e interesuar ta ringjallë atë.