2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Zelensky në Hagë

Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në kryeqytetin e Ukrainës dhe qytete të tjera, një ditë pasi Rusia akuzoi Kievin se kishte synuar vrasjen e presidentit Vladimir Putin.

Këto sulme kanë ardhur pasi që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pritet që ta ketë një fjalim në Hagë si pjesë e vizitës së papritur të tij në Holandë.

Ai gjithashtu do ta vizitojë Gjykatën Ndërkombëtare Penale, e cila është duke hetuar krimet e dyshuara të Rusisë në Ukrainë, raporton BBC.

“Ne s’e kemi sulmuar Putinin apo Moskën. Ne luftojmë në territorin tonë. Ne jemi në mbrojtje të qyteteve dhe fshatrave tona”, kishte deklaruar Zelensky lidhur me akuzën që ka bërë Moska.

Ai paraprakisht ka zhvilluar vizitë në Finlandë, anëtarin më të ti të NATO-s, derisa ka zhvilluar takime edhe me krerët e Suedisë, Norvegjisë, Danimarkës dhe Islandës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img