Site icon PrishtinaPress

Zelensky: Kundërsulmi do të ndodhë

In this image from video provided by the Ukrainian Presidential Press Office, Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy speaks from Kyiv, Ukraine, early Monday, March 21, 2022. (Ukrainian Presidential Press Office via AP)

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se një kundërofensivë e shumëpritur kundër trupave ruse do të ndodhë.

“Do të ketë një kundërsulm,” tha Zelensky, ndërsa u foli gazetarëve nga Finlanda, Danimarka, Suedia dhe Norvegjia.

“Ne po përgatitemi për të. Kjo do të ndodhë,” u shpreh ai, shkruan CNN.

Zelensky beson në suksesin e misionit dhe se “ne do të jemi në gjendje të çlirojmë territoret tona”.

Por presidenti ukrainas tha se ai “nuk është i gatshëm të thotë në detaje se kur do të ndodhë kundërofensiva dhe si”.

Ukraina ka ende nevojë për “armë të caktuara”, tha ai, dhe rreziku kryesor për trupat e tij është nëse ata do të kenë mjaftueshëm municione që u nevojiten.

“Armët janë vendimtare në momentet e de-okupimit”, theksoi Zelensky.

 

Exit mobile version