0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Zelensky: Konflikti Izrael-Gaza mori fokusin e luftës në Ukrainë

Lufta Izrael-Gaza po e merr fokusin e konfliktit në Ukrainë, ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, raporton BBC.

Sipas tij, ky është edhe një nga qëllimet e Rusisë, e cila nisi pushtimin e Ukrainës më 2022.

“Është e qartë se lufta në Lindjen e Mesme po ia heq fokusin Ukrainës”, ka thënë Zelensky në një konferencë të përbashkët me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen të shtunën.

Zelensky ka mohuar se luftimet në Ukrainë po kalojnë nëpër një ngërç, pavarësisht vlerësimeve të fundit që i ka dhënë gjenerali më i lartë ushtarak i vendit, Valery Zaluzhny.

“Të gjithë po lodhen dhe ka mendime të ndryshme, por nuk është ngërç”, ka shtuar Zelensky.

Ushtria e Ukrainës ka njoftuar se të shtunën ka goditur me sukses infrastrukturën e detit dhe portit të një fabrike të ndërtimit të anijeve në Krime – gadishulli jugor i Ukrainës i aneksuar ilegalisht nga Rusia në 2014.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img