Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky, ka deklaruar se rusët mund të marrin nën kontroll Kievin vetëm nëse e rrafshojnë si qytet.
Në konferencën për shtyp që mbajti sot në Kiev, Zelensky tha se rusët mund ta marrin Kievin vetëm nëse e rrafshojnë atë.
“Rusët mund ta marrin Kievin vetëm nëse e rrafshojnë. Është një luftë e vështirë, që ka bashkuar vendin tonë. Nëse më pyesni si është situata në frontin e luftës, mund t’ju them se ka luftë kudo. Disa qytete të vogla thjesht nuk ekzistojnë më dhe kjo është një tragjedi. Janë zhdukur. Njerëzit po ashtu janë larguar. Kanë ikur përgjithmonë. Ndaj, jemi kudo në front lufte”.
Sa i përket negociatave me Rusinë për t’i dhënë fund konfliktit, Zelenksy u shpreh: “Diplomatët tanë po punojnë për detajet e agjendës për një tjetër takim të dy delegacioneve, ruse dhe ukrainase. Do doja që të takoheshin. Jo vetëm me fjalë, por të nisim realisht procesin e një marrëveshjeje paqeje dhe t’i japim fund kësaj lufte. Vetëm kështu nis fundi i një lufte në një botë të civilizuar”./a2cnn