Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shprehet se e mirëpret vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të lëshuar urdhërarreste për komandantët e Aviacionit me Rreze të Largëta dhe Flotës së Detit të Zi të Rusisë, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera gjatë fushatës së bombardimeve të Rusisë kundër civilëve ukrainas dhe infrastrukturës kritike më 2022 dhe 2023.
Me anë të një postimi në platformën X, ai shprehet se çdo komandant rus që urdhëron sulme kundër civilëve ukrainas dhe infrastrukturës kritike duhet të dijë se drejtësia do të vihet në vend.
“Çdo autor i krimeve të tilla duhet të dijë se do të mbajë përgjegjësi. Drejtësia ndërkombëtare kërkon kohë, por është e pashmangshme. Ne vazhdojmë të bëjmë çdo përpjekje për të siguruar që asnjë bishë ruse përgjegjëse për vrasjen e fëmijëve, grave dhe burrave ukrainas të mos mbetet e pandëshkuar. Dhe asnjë numër yjesh në rripat e shpatullave ose në dyert e kabinetit nuk do t’i pengojë ata të mbahen përgjegjës”, shkroi mes tjerash Zelensky.