3.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Zelensky i ashpër me NATO-n: Na i jepni 1% të armëve që u ka rënë pluhuri së paku

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i është lutur Perëndimit që t’i japë Ukrainës tanke, aeroplanë dhe raketa për të shmangur forcat ruse.

Thirrja e tij vjen teksa Zelensky intensifikon edhe retorikën e tij akuzuese ndaj liderëve të NATO-s, që thotë se kanë frenuar furnizimet ndaj Ukrainës për shkak të ‘frikësimit’ nga Moska.

Zelensky kërkoi që shtetet perëndimore të dorëzojnë pajisjet e tyre ushtarake që po u ‘zinin pluhur’ në depo, duke thënë se Ukrainës i nevojitej vetëm një për qind e avionëve të NATO-s dhe një për qind e tankeve të saj.

Udhëheqësit e NATO-s deri më tani i kanë dhënë Ukrainës raketa antitank si dhe armë të vogla dhe pajisje mbrojtëse, por nuk i kanë ofruar asnjë armatim më të rëndë.

Zelensky deklaron se Perëndimi është i frikësuar nga Rusia dhe aludoi se Moska është në krye të NATO-s, gjatë fjalimit të tij.

“Ne kemi nevojë për më shumë municion. Ne kemi pritur tashmë 31 ditë. Çfarë po bën NATO? Kush është në krye të komunitetit euroatlantik? A është vërtet Moska, për shkak të frikësimit? Ne po kërkojmë vetëm një për qind të asaj që ka NATO-ja, asgjë më shumë”.

Zelensky gjithashtu paralajmëroi me zemërim Moskën se po mbjell një urrejtje të thellë për Rusinë në mesin e popullit të tij, pasi breshëritë e vazhdueshme të artilerisë dhe bombardimet ajrore po i kthejnë qytetet në rrënoja, duke vrarë civilë dhe duke i shtyrë të tjerët të fshihen duke jetuar pa ushqime, ujë apo ilaçe.

“Ju po bëni gjithçka që vetë njerëzit tanë të largohen nga gjuha ruse, sepse gjuha ruse tani do të lidhet vetëm me ju, me vrasjet, me krimet tuaja”, tha Zelenskyy.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img