2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Zelensky e Biden flasin në telefon, merret vesh çka biseduan

Sot, presidentët Joe Biden dhe Volodymyr Zelensky, kanë zhvilluar një bisedë telefonike.

Pak më parë, presidenti ukrainas ka lëshuar një njoftim zyrtar për këtë bisedë telefonike.

Zelensky ka thënë se biseda me presidentin amerikan Joe Biden, ka zgjatur një orë, ku kanë folur për situatën në terren në Ukrainë si dhe për negociatat me Rusinë.

Po ashtu, dy presidentët kanë biseduar edhe për sanskionet ndaj Rusisë, si dhe për ndihmën amerikane në mbrojtjen ajrore të Ukrainës.

“Sapo përfundova një bisedë njëorëshe të gjatë me Potusin (Presidentin). Ndamë vlerësimet tona për situatën në fushëbeteja dhe në tabelën e negociatave. Folëm për mbështetje në mbrojtjen specifike, për një pako të rë sanksionesh, si dhe për ndihma makro-financiare dhe humanitare”, ka njoftuar Zelensky.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img