0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Zelensky do t’i adresohet senatit amerikan pas paralajmërimeve nga Shtëpia e Bardhë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do t’u adresohet senatorëve amerikanë përmes një video-lidhjeje në një takim të klasifikuar teksa administrata e Joe Bidenit i ka bërë thirrje Kongresit që të aprovojë miliarda dollarë në mbështetje të Ukrainës.

Lideri i shumicës në Senat, Chuck Schumer, njoftoi për paraqitjen e të parit të Ukrainës pak pasi Shtëpia e Bardhë paralajmëroi të hënën që përpjekjet luftarake të Kievit për ta mbrojtur veten nga pushtimi rus mund të dobësohen deri në fund pa ndihmën e mëtutjeshme ekonomike dhe ushtarake amerikane, shkruan The Guardian.

Schumer ka thënë që administrata e ka ftu Zenelskiyn për t’u adresuar senatorëve “në mënyrë që ata ta dëgjojnë direkt nga ai se çfarë më saktësisht është në rrezik”.

Sekretari amerikan i shtetit si dhe ai i Mbrojtjes bashkë me zyrtarë të tjerë të sigurimit kombëtar amerikan do të flasin gjithashtu në këtë takim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img