Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Zelensky përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se Ukraina e vlerëson ndihmën e Shqipërisë në këto kohë të vështira, përcjell Demokracia.com.
Ai tutje ka shtuar se “po bëjmë gjithçka për ta përfunduar luftën”.
“Pata një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Biseduam për luftën kundër pushtuesit rus. Diskutuam punën e përbashkët në OKB. E vlerësojmë ndihmën praktike dhe mbështetjen e Shqipërisë në këto kohë të vështira. Ne po bëjmë gjithçka që ta përfundojmë luftën”, ka shkruar Zelensky.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi me shumicë dërmuese para tre ditësh rezolutën kundër agresionit rus, të propozuar nga Shqipëria dhe SHBA.