-3.2 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

“Zelenskiy: I pyeta të 27 liderët e Evropës nëse Ukraina do të jetë në NATO, nuk u përgjigjën”

Reporterja e CNN’it që mbulon zhvillimet në Shtëpinë e Bardhë, Natasha Bertrand, ka shpërndarë një deklaratë të Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ku tregon se i ka pyetur 27 liderët e Evropës nëse Ukraina do të jetë në NATO.

Sipas tij, secili prej tyre ishte i frikësuar dhe nuk i kanë dhënë përgjigje.

“Sot i pyeta të 27 liderët e Evropës nëse Ukraina do të jetë në NATO, i pyeta direkt. Secili është i frikësuar, nuk u përgjigjën. Dhe ne nuk jemi të frikësuar, ne nuk jemi të frikësuar nga asgjë”, ka deklaruar Zelenskyi.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, tha të premten se agresioni i vazhdueshëm rus kundër vendit të tij tregoi se sanksionet e vendosura ndaj Moskës nga Perëndimi nuk ishin të mjaftueshme.

Zelenskiy tha se bota po vazhdonte të vëzhgonte se çfarë po ndodhte në Ukrainë “nga larg”.

Ai foli pasi autoritetet e Ukrainës thanë se kryeqyteti Kiev ishte goditur nga raketat ruse në orët e para të mëngjesit të së premtes.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img