Site icon PrishtinaPress

Zelanda e Re shkatërron armët ushtarake

Policia në Zelandën e Re po shkatërron armë dhe pushkë të stilit ushtarak përpara 21 dhjetorit, kur do të futet në fuqi ligji për armëmbajtje pa leje.

Ndalimi i përdorimit të armëve ushtarake vjen pas të shtënave në xhaminë Christchurch, në të cilën 51 njerëz u vranë në mars.

Briton Nathan Smith i cili i mbijetoi sulmit tregon për BBC tmerrin që përjetoi gjatë sulmit.

” Ai u fut në xhami duke qëlluar njërëz dhe unë isha kaq me fat që shpëtova. Sa herë vi këtu më kujtohet çdo gjë ishte kaq e tmerrshme, humbën jeten 51 persona dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur.

Tashmë Zelanda e Re ka asgjesuar rreth 50.000 armë.

Në Zelandën e Re, 1 në 4 persona mbajnë armë dhe kjo është si një traditë e trashëguar në vite.

Shumë persona nuk janë dakort me ligjin që ka futur në fuqi shteti duke arsyetuar se Zelanda ka gjëra të tjera për të cilat duhet të meret para se të kalojë tek ndalimi i armëve.

Ka të tjerë që mendojnë se ky është një ligj që duhej të hynte më kohë në fuqi dhe se është më e mira për shtetin e tyre.

Policia e ka cilësuar të suksesshëm operacionin e realizuar deri më tani dhe shpreson të vazhdojë i tillë deri në fund.

Exit mobile version