Site icon PrishtinaPress

Zeka zbulon emrat e tre komandantëve të UÇK’së që ju është konfirmuar aktakuza nga Specialja

Analisti dhe ish-deputetit Milaim Zeka ka deklaruar se “tërmete” dhe arrestime të reja do ketë nga Gjykata Speciale gjatë ditëve në vijim.

Zeka ka thënë se aktakuzat e reja nga Gjykata Speciale janë ngritur dhe tani vetëm po pritet edhe publikimi i tyre.

Ai thotë se aktakuzat e reja janë ngritur tani ndaj Fatmir Limajt, Sylejman Selimi dhe Sabit Gecit.
“Ju ka konfirmua aktakuza edhe Fatmir Limës, Sylejman Selimit dhe Sabit Gecit”, tha Zeka.

“Target është edhe Sahit Jashari, Agim Çeku edhe Adem Grabovci”, tha Zeka në T7.

Zeka tha se është edhe një person të cilit nuk dëshiron t’ia përmend emrin.

Exit mobile version