Pas përplasjes mes deputetit të VV-së, Glauk Konjufca dhe atij të PSD-së, Dardan Molliqaj, e ka marrë fjalën deputeti i Nismës, Milazim Zeka.
Zeka duke u ndërlidhur me debatin ndërmjet dy deputetëve, dikur bashkë në Vetëvendosjes, ka thënë se fjalët e Molliqajt janë të vërteta.
Zeka ka shtuar se Vetëvendosja e ka mbjell filozofinë e dhunës dhe poshtërimit.
“Fjalët e Molliqajt janë të vërteta për Vetëvendosjen. Sen të zezë s’keni lanë pa bo. Po e përfundoj edhe po e them po të kish mbjellë VV-ja filozofinë e mendimit liberal në parti e kishin eduku Aida Dërguitn e kish dhanë dorëheqje. E keni mbjellur filozofinë e dhunës, poshtërimit. S’keni dashtë kërkush me mendu ndryshe në parti” ka thënë Zeka.