Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka dhënë opinionin e tij në lidhje me ngjarjet e ditës së djeshme dhe ato që pasuan më pas.
Zeka, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, thotë se derisa taksa ia “theu qafën” Ramush Haradinajt, Albin Kurtit ia “theu edhe kurrizin”.
Ai thotë se Vetëvendosje të vetmen shkollë që e ka marrë nga LDK është viktimizimi, përcjell Telegrafi.
“Shqiptarët i duan viktimat dhe kufomat. Gjithmonë për të vdekurin themi se “ka qenë njeri i mirë””.
Zeka thotë se pos Rexhep Selimit të gjithë deputetët e Vetëvendosjes kanë vajtuar në kor pas rënies së qeverisë.
Duke folur për situatën në LDK, ish-deputeti thotë se Kryesia e LDK-së ka pasur nevojë për një figurë si Vjosa Osmani.
“Vjosa Osmani me gjithë ato probleme që i ka sjellë LDK-së, shihet si një person që i sjell vota partisë”.
Zeka megjithatë thotë se falë Agim Veliut, Vjosa Osmani mban postin e kryetares së Kuvendit.
“Agim Veliu është ai që nguli këmbë për postin e kryekuvendarit. Vjosa Osmani ishte vetëm për një koalicion me Vetëvendosjen pa kushte”.
Ish-deputeti thotë se është e turpshme që Avdullah Hoti të akuzohet për lidhje me krimin.
“Haki Abazi është coronavirusi i Albin Kurtit”, thotë Zeka duke thënë se ai e ka mashtruar Kurtin se gjoja ka lidhje të forta në Amerikë.