Site icon PrishtinaPress

Zeka shpërndan pamjet kur Nasim Haradinaj e zinte rob serbin që më pas dëshmoi për masakrën e Lubeniqit

Gazetari Milaim Zeka ka shpërndarë pamje të luftës në Koshare kur Nasim Haradinaj kishte zënë rob një ushtar serb. 

Zeka tregon se serbi i zënë rob kishte dëshmuar më vonë për masakrën në Lubeniq të Pejës. Më 1 prill të vitit 1999 në Lubeniq të Pejës në orët e hershme të mëngjesit njësitë paramilitare serbe në drejtimin e grupit “Çakejt”, rrethuan dhe me pas hynë në brendësi të fshatit. Pasi i tubuan banorët në qendër të fshatit , ata i ndanë burrat nga gratë dhe më pas i ekzekutuan në mënyrën më çnjerëzore.

Në Lubeniq është kryer gjenocid ndaj popullsisë civile. Aty janë ekzekutuar mbi 80 persona. Në mesin e të masakruarve kishte burra, gra dhe fëmijë të vegjël.

“Një nga xhirimet e mia gjatë luftës, me Nasim Haradinajn, dhe një ushtar serb, i cili, ndër të tjera, ka folur për masakrën e Lubeniqit!”, shkruan Zeka.

https://www.facebook.com/100010561562194/posts/pfbid026L81ihsWAREXsbBK7BMGWYmQGTtb5s9zKZkqemyor6NNtXN4ugvJTLjWNDVJet4Dl/?d=n

Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë me seli në Hagë, ka shpallur fajtorë dy krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj dhe ka dënuar ata me nga 4 vjet e gjysmë burgim duke përfshirë kohën e qëndrimit të tyre në paraburgim si dhe me nga një shumë parash prej 100 eurosh.

Gucati e Haradinaj, ndaj të cilëve u shqiptua për herë të parë një vendim që nga funksionimi i Gjykatës Speciale, u dënuan të mërkurën për publikimin e dokumenteve të Gjykatës Speciale të cilat ishin sjellë nga persona të panjohur në zyrat e OVL-së së UÇK-së në Prishtinë në vitin 2020.

Exit mobile version