1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Zeka: Kurti është t’u tentu mu rrëzu, mu ba xhenaze si LDK që të viktimizohet

Milaim Zeka duke folur për rrëzimin e qeverisë, ka thënë se populli në Kosovë i do viktimat. Prandaj edhe Kurti si Mustafa dikur po viktimizohet.

“Populli jonë i vetmi që i do viktimat, ata që viktimizohen. Shumë e dojmë dikënd veçr kur të bahet xhenaze.

Kurti është t’u tentu mu rrxu mu ba xhenaze si LDK.

Mustafa e ka udhëheq fushatën, duke thanë na ka vra SHIK-u, e me vrasës ka ba koalicion. E gjanat e tilla s’i do populli ma”, ka thënë Zeka në Debat Plus, përcjellë Indeksonline.

Ai tutje ka thënë se ka parë një mesazh që Grenell ia ka dërguar mikut të tij, e që emisari amerikan Kurtin e quan arrogant.

“Kurti u tregu i egër, ma brutal se çdo lider tjetër. Ramushi iu ka thanë amerikanëve e evropianëve unë s’e heqi taksën dhe po du me shku në shpi.

Albin Kurti në mënyrë kategorike i ka kundërshtu.

Edhe vet Grenell e kam parë mesazhin që ia ka dërgu një mikut tim që e quan arrogant Kurtin. Këta e kanë tall Grenellin”, thotë Zeka.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img