Zejnullah Gashi është Kryeprokurori i ri i Prishtinës.
Gashi është emëruar sot në krye të Prokurorisë Themelore në Prishtinë për një mandat katër vjeçar.
Emërimi i tij është bërë me shtatë vota për, dy kundër dhe një abstenim në Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Gashi, deri më tani ka ushtruar pozitën e prokurorit në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.